Kosovë

Opozita në Shtime e cilëson të dështuar organizimin për përvjetorin e masakrës së Reçakut

 

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Shtimes kanë debatuar të premten në një pikë të veçantë lidhur me organizimin e 24-vjetorit të masakrës së Reçakut pasi që më 15 janar gjatë ceremonisë së akademisë iu pamundësua fjalimi përfaqësuesit të fshatit, shoqatave të dala nga lufta dhe ish-komandantit të zonës së Nerodimes.

Po ashtu sipas kuvendarëve është shqetësuese se në këtë ceremoni janë lëshuar edhe këngë korale e krishtere para familjarëve të të masakruarve.