Kosovë

Podujeva shpall tender për trajtimin e qenve endacakë

 

Komunarët e Podujevës kanë shpallur tender për të trajtuar qentë endacakë që qarkullojnë në territorin e kësaj komune.

Drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, i ka thënë KOHËS se për këtë kontratë i kanë paraparë 25 mijë euro. Ai e ka pranuar se kjo shumë nuk mjafton për të trajtuar të gjithë qentë endacakë, por sipas tij, kjo kontratë është e përvitshme.