Kosovë

Vërshimet e shkatërruan, stadiumit të Skenderajt i duhen 200 mijë euro

Foto: KP
 

Stadiumi “Bajram Aliu”, në të cilën i zhvillon ndeshjet klubi i futbollit “Drenica”, është defunksionalizuar dhe shkatërruar totalisht pas vërshimeve të javës së kaluar dhe shpresat që ai të rikthehet në gjendjen e mëparshme janë tejet të vogla.

Drejtuesit e klubit, por edhe ata të Komunës së Skenderajt, kërkojnë ndihmën e Ministrisë së Sportit si dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës për ta tejkaluar këtë situatë të vështirë.