Kosovë

Aliu thotë se po pret opinionin ligjor për çështjen e faljes së 100 eurove për tatimpaguesit

 

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar se janë në pritje të opinionit ligjor nga Ministria e Financave për faljen ose jo të 100 eurove tatimpaguesve, pas vlerësimeve të reja tatimore.

I pyetur nga KosovaPress rreth kësaj çështjeje, Aliu tha se e kanë paraparë të arsyeshme që vendimi për ekzekutim për faturat e reja të tatimit në pronë të shtyhet për vitin 2024.