Kosovë

Stadiumit të Dobrajës i vihen shiritat, nisin hetimet

 

Policia e Kosovës, pikërisht Departamenti për Krime Ekonomike, ka vendosur shirita dhe ka nisur hetime lidhur me projektin e ndërtimit të stadiumit të futbollit në Dobrajë të Madhe të Lipjanit.

Për të nisur hetimet në këtë projekt, por edhe në projektin e stadiumit të Magurës, opozita në Lipjan, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, pati bërë thirrje disa herë nëpërmjet konferencave e komunikatave publike.