Kosovë

Kuvendi i Prizrenit i drejtohet Qeverisë me rekomandim për tatimin në pronë

Kuvendi Komunal ne Prizren
 

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar një rekomandim që i drejtohet Ministrisë së Financave për rishqyrtimin e vendimit për tatimin në pronë, sikurse edhe për faljen në vlerë prej 100 eurove për të gjithë tatimpaguesit. Pajtimi për rekomandimin është arritur mes shefave të grupeve pas debatit të gjatë në seancën e jashtëzakonshme të së hënës

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e jashtëzakonshme, të hënën, kanë miratuar njëzëri rekomandimin me të cilin kërkohet nga Ministria e Financave që të rishqyrtojë vendimin lidhur me tatimin në pronë dhe të realizojë faljen e deri në 100 euro për tatimpaguesit e kësaj komune.

Pajtimi për këtë rekomandim është arritur nga shefat e grupeve të këshilltarëve, pas një debati të gjatë e me shumë diskutime e përplasje.