Kosovë

Rreth 50 shtëpi në fshatin Sferkë të Klinës pa rrymë qe 4 ditë

Shtyllat e rrezuara ne Kline
 

Si pasojë e erërave të forta, në fshatin Sferkë të Komunës së Klinës nuk ka furnizim me energji elektrike që nga fundjava. Shtyllat e vjetruara janë rrëzuar, e kompania KEDS, sipas tyre, nuk është marrë me problemin. Banorët e fajësuan edhe Komunën e Klinës

Të martën janë bërë 4 ditë që dy lagje në fshatin Sferkë të Klinës janë pa rrymë si shkak i erërave të forta, e që për pasojë rrëzuan 4 shtylla elektrike.

Hamdi Morina, banor i  fshatit me rreth 50 shtëpi, ka thënë se shtyllat ishin të dobëta dhe se ishin të vendosura disa dekada më parë.