Kosovë

Podujeva synon të rrisë bashkëpunimin në turizëm dhe bujqësi me komunat e Shqipërisë

 

Turizmi e bujqësia janë dy fusha në të cilat mund të shtojnë bashkëpunimin Komuna e Podujvës me komuna të Shqipërisë, ka qenë pajtimi që kanë arritur kryetari i Komunës së Podujevës, Shpëjtim Bulliqi dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, pas një takimi të mbajtur të mërkurën.

“Po dalim nga një takim vëllazëror me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, me të cilin diskutuam për disa tema që lidhen me bashkitë e Shqipërisë. Njëra ndër to ishte çështja e agrobiznesit pasi duke qenë një komunë agrare dhe pozitën gjeografike që ka, është hap i rëndësishëm që mund të bëjmë në këtë drejtim. Në Shqipëri është mjaft i zhvilluar agrobiznesi dhe mund të marrim modele nga atje. Po ashtu folëm edhe për binjakëzimin, por edhe sfera të tjera si arsimi profesional”, ka thënë Bulliqi.