Kosovë

Shtimja përfiton nga Qeveria e Kosovës tri projekte milionëshe

Komuna e Shtimes
 

Komuna e Shtimes gjatë këtij viti nga buxheti qeveritar ka përfituar së paku tri projekte madhore me vlera milionëshe.

Përveç projektit për rregullimin e shtratit të lumit Shtimjanja në vlerë prej 5.5 milionë euro, sivjet pritet të nisë edhe projekti për ndërtimin e objektit të Entit Special në vlerë prej 8 milionë euro dhe projekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në vlerë prej një milion e 250 mijë eurosh.