Kosovë

Përurohet QMF në Gllamnik, Bulliqi: Do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë përuruar Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë një konference për media, tha se bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia u dakorduan që të fillojnë shërbimet specialistike në Spitalin e Podujevës. Ai tha se pak a shumë kushtet teknike dhe infrastrukturore janë kryer, por që tha se i mbetet ministrisë dhe ShSKUK-së të sigurojnë stafin e nevojshëm mjekësor që të funksionalizohen shërbimet.