Kosovë

KEDS-i reagon për shtyllat elektrike të rrëzuara nga era në Pejë

 

Ekipet e KEDS-it kanë dalë në fshatin Vitomiricë të Pejës, për t’i inspektuar shtyllat elektrike, që janë rrëzuar nga erërat e forta javën e kaluar.

Lulzim Krasniqi nga KEDS-i i tha KOHËS se shtyllat e rrëzuara janë të vjetra dhe pa tension, ndërsa do të ndërrohen “së shpejti”.