Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në vitin 2022 në Spitalin e Gjilanit janë kryer mbi 61 mijë e 700 vizita mjekësore specialistike, në 19 profile të ndryshme mjekësore.
Sipas SHSKUK-së në 2 muajt e parë të vitit 2023 janë kryer 8 mijë e 300 vizita mjekësore.
“Brenda dite, stafi mjekësor i Spitalit të Gjilanit kryen 220 vizita mjekësore, përderisa brenda javës 1 mijë e 100 vizita mjekësore, kurse për 1 muaj, 4 mijë e 500 vizita. Në ambulancat specialistike shërbime mjekësore ofrojnë 68 mjekë specialistë të lëmenjve të ndryshme dhe 29 infermierë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Në njoftim thuhet se pacientët që kanë nevojë për shërbime specialistike të profileve të ndryshme mjekësore nga rajoni i Gjilanit, paraprakisht duhet të kenë udhëzim nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe termini bëhet fizikisht, përmes sistemit kompjuterik.
“Ambulancat specialistike të këtij spitali ofrojnë shërbime në kushte moderne, të rinovuara dhe të pajisura me aparaturat e nevojshme mjekësore”, thuhet në njoftim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.