Kosovë

Në Podujevë premtohen 14 çerdhe të reja

 

Komunës së Podujevës është premtuar t’i shtohen edhe 14 çerdhe të reja. Në Komunë kanë thënë se bëhet fjalë për 5 objekte të reja dhe 9 adaptime të objekteve aktuale.

Pesë çerdhe të reja do të ndërtohen nga Ministria e Arsimit. Zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia, ka theksuar se pos këtyre 5 çerdheve MASHTI do t’i hapë edhe 7 çerdhe tjera të cilat do ta adaptohen në objekte shkollore.