Kosovë

Pushteti në Shtime akuzohet për punësime mbi baza politike e familjare

 

Kuvendarë opozitarë kanë kërkuar llogaridhënie nga ekzekutivi në Shtime për një numër punësimesh, sipas tyre, mbi bazë të lidhjeve familjare e politike. Por kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu, i ka quajtur trillime pretendimet e opozitës

Mbledhja e Kuvendit Komunal në Shtime të enjten është përcjellë me akuza e kritika të kuvendarëve opozitarë ndaj ekzekutivit për punësime, sipas tyre, në baza politike e familjare.

Kritikat më të mëdha janë shprehur për punësimet në sektorin e arsimit. Kuvendarët opozitarë kanë shprehur bindjen se familjarë të disa zyrtarëve komunalë janë punësuar pa i plotësuar kriteret.