Më 2 Qershor, të premten do të mbahet Panairi i Punës dhe Karrierës i organizuar nga Qendra për Karrierë dhe Alumni – Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe qendra tregtare GALERIA Shopping Mall.
Panairi i Punës dhe Karrierës këtë vit do të takojë mbi 30 kompani, organizata e institucione vendore dhe do të qëndrojë i hapur nga ora 10:00 - 18:00 më 2 Qershor, në katin 0 në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall në Prizren.
Numri i madh i pjesëmarrësve përfshin kompani të industrisë së prodhimit të ushqimit, materialeve të rënda, tregut të shitjes me pakicë, telekomunikacionit si dhe institucione dhe organizata edukative dhe arsimore. Ndër to renditen kompanitë me përvojë shumë vjeçare në rajonin e Prizrenit dhe më gjerë, si: Elkos Group, Viva Fresh, Super Viva, Zinkunie Shpk, Euro Food, Koshi Group, Aztech, LC Waikiki, Albi Fashion Group, Gastro Produkt, Proton Cable, Greyder, Entertaiment Kosova, Jara Pharm, Baruti Call Center, GOR Call Center; po ashtu edhe institucione e organizata si: Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”, shkolla “Mehmet Akif”, Qendra e Kompetencës, shkolla ekonomike “Ymer Prizreni, OJQ THY, etj.
Ky edicion i panairit të punës ka për qëllim të takojë në një vend punëdhënësit dhe punëmarrësit potencial duke siguruar mundësi të përzgjedhjes së profileve dhe kuadrove të natyrave të ndryshme të duhura për industrinë përkatëse. Përveç punësimit, panairi, ka për qëllim të ofrojë mundësi praktike përmes programeve dhe platformave të avancuar që kanë filluar të implementohen nga kompanitë dhe institucionet vendore; si dhe krijojë mundësinë e rrjetëzimit mes palëve të interesave të ndryshme që kanë qëllim të ofrojnë vende të reja të punës dhe garantojnë praktika të reja për zhvillim dhe inovacion.
Të premten, më 2 Qershor panairi do të jetë i hapur nga ora 10:00 – 18:00 në GALERIA Shopping Mall.
Mundësi suksesi e garantuar për të gjithë!
Artikull i sponsorizuar
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.