Kosovë

Komuna e Drenasit punëson 10 mësimdhënës të gjuhës gjermane pa kualifikim

 

Mes dhjetë të punësuarve për gjuhë gjermane, ka që e kanë kryer gjuhën angleze, fakultetin për edukim parashkollor, por të tillë që nuk e kanë kaluar testin apo edhe që nuk gjenden fare në listën e aplikuesve në faqen e Komunës. Në këtë listë ka aplikues që kanë studiuar gjermanishten, por nuk janë pranuar. Në Komunën e Drenasit i arsyetojnë këto punësime

Shtatë persona janë punësuar në Drenas si mësimdhënës të gjuhës gjermane, me kualifikim për gjuhë angleze dhe për edukim parashkollor.

Në gusht është shpallur për herë të dytë konkursi për mësimdhënës të gjuhës gjermane në shkollat “Abedin Bujupi”, “Shotë Galica”, “Hasan Prishtina”, “Ali Gashi”, “Fehmi dhe Islam Kastrati”, “Xheladin Gashi-Plaku”, “Arif Shala”, “Fehmi Lladrovci” dhe “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.