Kosovë

300 nxënës në Doganaj i ekspozohen rrezikut nga shembja e objektit shkollor

 

Në kohën kur janë mbyllur shumë shkolla të ndërtuara pas lufte, në Doganaj të Kaçanikut nxënësit i ekspozohen rrezikut nga shembja e objektit shkollor, që është ndërtuar rreth 80 vjet më parë. Prindërit bëjnë thirrje të finalizohet objekti i ri shkollor, i nisur në 2019-n. Por, bazuar në projektbuxhet, edhe vitin e ardhshëm nxënësit do të vijojnë mësimin në godinën që pikon nga pullazi dhe është i mbushur me insekte.

Prej vitesh rreth 300 nxënës të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ali Asllani” në Doganaj të Kaçanikut zhvillojnë mësimin në kushte të rënda. Objekti i shkollës, i ndërtuar rreth 80 vjet më parë, pikon nga pjesa e kulmit sa herë që ka reshje të shiut, e verës pushtohet nga insektet.

Prindërit e nxënësve thonë se fëmijët e tyre i ekspozohen çdo ditë rrezikut nga shembja.