Kosovë

Rrugët afër shkollave pa pengesa për lëvizjen e shpejtë të veturave

 

Vjeshtën e kaluar nëpër rrugët e qytetit të Pejës janë vendosur rreth 300 pengesa për të penguar lëvizjen e shpejtë të makinave. Prej tyre rreth 50 kanë qenë të vendosura vetëm para objekteve shkollore, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, makineria e pastrimit të rrugëve gjatë dimrit i ka larguar të gjitha bashkë me borën dhe prapa ka mbetur ndonjë copë e tyre aty-këtu. Gjendja më emergjente për rivendosjen e pengesave është në rrugët afër institucioneve shkollore, ku rreziku është më i shtuar për nxënës nga ngasja e shpejtë e makinave.