Kosovë

PDK në Ferizaj: Kontrabandimi i pronave s’ka të ndalur

 

Dega në Ferizaj e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një reagimi për media ka kujtuar se në seancën e Kuvendit Komunal të Ferizajt të mbajtur më datë 09.03.2017 u proceduan hiç më pak se 26 pika - propozime, për të cilat duhej marrë vendime.

“Dhe rreth 80% të atyre propozim-vendimeve kishin të bënin drejtpërdrejt me pronat e komunës dhe të qytetarëve të Ferizajt”, thotë PDK.