Kosovë

Vlerësohet gjendja e sigurisë në Gjilan

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është takuar sot me kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri.

Në këtë takim kanë qenë edhe kryetari i Gjykatës Themelore, Zyhdi Haziri, kryeprokurori Jetish Maloku, drejtoresha e policisë regjionale, Elmina Mahmuti, komandanti i Policisë Lokale, Remzi Azemi sikurse edhe drejtori i Qendrës për Punësim, Xhevat Aliu, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.