Kosovë

Rahoveci së shpejti bëhet me qendër të dializës

 

Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit, dhe Afrim Avdaj, drejtor i Spitalit Rajonal të Prizrenit, kanë biseduar sot rreth procedurave për hapjen dhe funksionalizimin e Qendrës së Dializës në Rahovec.

Sipas kryetarit Vehapi është punuar shumë në rregullimin e objektit ku do të vendosen aparatet e kësaj qendre, ndërsa Ministria e Financave ka lejuar që të punësohen 13 persona, shkruan sot “Koha Ditore”. Po ashtu ai kërkoi që sa më shpejt të fillojë përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për hapjen e konkursit për pranimin e stafit të ri dhe procedurat të cilat duhet respektuar për bartjen e një pjese të stafit, i cili është trajtuar në spitalin e Prizrenit.