Kronikë e zezë

70 të arrestuar në Kosovë për mosrespektim të kufizimit të lëvizjeve

70 të arrestuar në Kosovë për mosrespektim të kufizimit të lëvizjeve
Foto: Koha / Ilustrim

Policia e Kosovës për 24 orë ka arrestuar 70 persona për veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Sipas PK-së, qytetarët nuk po e zbatojnë në përpikëri vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.