Kronikë e zezë

Dy kosovarë në mesin e pesë të arrestuarve në Rotterdam pasi u kapën me mbi 1 mijë kg kokainë

Dy kosovarë në mesin e pesë të arrestuarve në Rotterdam pasi u kapën me mbi 1 mijë kg kokainë
Foto e realizuar në Roterdam

Në Rotterdam të Holandës janë arrestuar pesë persona, në mesin e tyre dy kosovarë, pasi janë kapur me 1459 kilogramë kokainë.

Mediat holandeze njoftojnë se bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Peja, një 55-vjeçar nga Mirusha e Kosovës, një 44-vjeçar nga Turqia, një 43-vjeçar nga Lushnja e Shqipërisë dhe një 32-vjeçar nga Issoire i Francës, transmeton Koha.