Kronikë e zezë

Vushtrriasi ndalohet nga policia pasi ekspozoi foto me armë

Vushtrriasi ndalohet nga policia pasi ekspozoi foto me armë

Policia në Vushtrri ka ndaluar sot një 33-vjeçar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.

Zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti, tha për Kohën se arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshimet e bazuara, se i dyshuari M. J., 33 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi i njëjti një ditë më parë ishte ekspozuar me armë në një zonë malore të fshatit Sllakovc të Vushtrrisë.