Kronikë e zezë

Prej 15 prillit në Gjilan janë ndaluar 14 persona për mosrespektim të masave

Prej 15 prillit në Gjilan janë ndaluar 14 persona për mosrespektim të masave
Foto: Koha / Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, prej datës 15 prill deri tash ka arrestuar 14 persona për “mosrespektim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”.

Në raportin policor të dërguar nga Policia në Gjilan, theksohet se gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid-19, për periudhën kohore nga data 15 prill 2020 deri me 21 prill 2020 në raste të ndara ka ndalur në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit 14 persona duke mos e përfillur vendimin e qeverisë.