Kronikë e zezë

60 persona ndalohen për shkelje të masave të kufizimit të lëvizjes

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Policia e Kosovës ka vazhduar të marrë masa ndaj personave të cilët kanë shkelur masat e vendosura nga Qeveria për kufizim të lëvizjes.

Siç njoftohet, në 24 orët e fundit janë ndaluar 60 persona në 45 raste të ndryshme në disa komuna të Kosovës, pasi nuk kanë respektuar masat e Qeverisë për kufizim të lëvizjes.