Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 22 vjeçarit në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 22 vjeçarit në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit D. P., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes pa autorizim të armës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“I pandehuri D. P., më 24 prill 2020 rreth orës 19:00 minuta, në fshatin Nec në Gjakovë, me dashje ka privuar nga jeta familjarin e tij (tezakun), tani të ndjerin D. Gj. me një pushkë gjuetie, pas një fjalosje që kishin pasur”, thuhet në komunikatë.