Kronikë e zezë

Ekzekutohen në Durrës dy vëllezër, autorët iu zunë pritë

Ekzekutohen në Durrës dy vëllezër, autorët iu zunë pritë

Vrasja e dyfishtë që ndodhi në Durrës, ka qenë e mirëmenduar. Viktimat Besmir dhe Viktor Haxhia janë vëllezër, ndërsa persona të paidentifikuar iu kanë bërë pritë, duke i ekzekutuar me armë brenda makinës së tyre. Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin, duke vënë në lëvizje edhe komisariatet e tjera. Ndërsa, siç shkruan Koha Jonë, në vendngjarje ka shkuar edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Vëllezërit ishin duke kaluar në rrugë kur kanë rënë në pritë duke u qëlluar me breshëri armësh. Kanë qenë banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat duke lajmëruar policinë.