Kronikë e zezë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për dhunim në Viti

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për dhunim në Viti
 

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.H., për shkak të veprës penale ‘’Dhunimi’’.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.H., më 13 prill 2020, rreth orës 11:00 në një shtëpi të pabanuar në dalje të komunës së Vitisë, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur nën moshën 16 vjeçare.