Kronikë e zezë

Bie sërish në pranga ish-bashkëshorti i këngëtares Hadërgjonaj

Bie sërish në pranga ish-bashkëshorti i këngëtares Hadërgjonaj

Mentor Hadërgjonaj, një nga personazhet e dikurshëm të dosjes “Kokaina”, një histori ndërkombëtare e antidrogës përgjatë 2001 ka riprovuar sërish prangat. Siç bëjnë me dije burime, 52-vjeçari u ndalua pas shtatë ditëve i shpallur në kërkim policor pasi është kallëzuar nga i vëllai për dhunë në familje.

I dyshuari, që mban emrin Din Gjonaj, u denoncua nga i vëllai, Adem Hadërgjonaj, i cili ka rrëfyer në polici se konflikti mes anëtareve të familjes nisi për posedimin e një objekti në Tiranë. Gazetarja Anila Hoxha thotë për Top Channel se Gjonaj (Mentor Hadërgjonaj) sipas të vëllait ka shkuar në ish-ndërmarrjen e materialeve të prodhimit dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.