Kronikë e zezë

Katër persona në Gjilan akuzohen për dhunimin e një 17-vjeçareje

Katër persona në Gjilan akuzohen për dhunimin e një 17-vjeçareje
 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër katër personave që dyshohen se në bashkëkryerje kanë dhunuar një 17-vjeçare më 23 shkurt në fshatin Selishtë.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, S.I., A.A., S.L. dhe A.S., më 23 shkurt të këtij viti kishin dhunuar të dëmtuarën “në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri A.S., duke shfrytëzuar gjendjen e saj, me premtimin se do ta martojë, kryen marrëdhënie seksuale me të, në shtëpinë e pabanuar të të pandehurit S.L., ku pas kësaj i njëjti iu ka thënë edhe të dëmtuarve A.A. dhe S.L., që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën”.