Kronikë e zezë

Rrahje masive mes dy familjeve të afërta në Zhakovë të Istogut rreth një prone

Rrahje masive mes dy familjeve të afërta në Zhakovë të Istogut rreth një prone

Shtatë persona në fshatin Zhakovë, Komuna e Istogut, janë përfshirë në një rrahje të dielën mbrëma pas mosmarrëveshjeve rreth një prone, ka bërë të ditur të hënën Policia në Pejë.

Sipas Policisë, personat e dyshuar për rrahje, gjithsej shtatë, pastaj tri viktima femra dhe një dëshmitar, janë anëtarë të dy familjeve të afërm me njëri tjetrin.