Kronikë e zezë

Ekzekutuan bashkëkombësin, policia britanike shpall në kërkim dy kosovarë

Ekzekutuan bashkëkombësin, policia britanike shpall në kërkim dy kosovarë

Hetuesit britanikë, që janë duke hetuar një vrasje të ndodhur një vit më parë, kanë publikuar fotot e dy kosovarëve, të dyshuar përgjegjës për ekzekutimin e një shqiptari të quajtur Grineo Daka.

27 vjeçari banues në Stratfort dhe me origjinë nga Shqipërua u qëllua për vdekje në Phoenix Snooker Club në Lea Bridge Road rreth orës 3 të mëngjesit më 7 korrik. Ai vdiq në vendngjarje dhe një ekzaminim i kryer ka zbuluar se Daka ishte qëlluar me një plumb të vetëm fatal natën e 7 korrikut 2019, transmeton BW raportimin e mediave britanike.