Kronikë e zezë

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë
Foto: Ilustrim

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore, pas një aksidenti i cili ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.