12:28

I arrestuari pas 18 vjetësh për vrasje të rëndë u ekstradua nga Italia

Një person nga Hani i Elezit është arrestuar pas 18 vjetësh nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale “vrasje në tentativë” dhe “vrasje e rëndë”.

I njëjti është ekstraduar nga Italia në Kosovë me urdhërarrest ndërkombëtar ndërkaq veprat penale dyshohet se i ka kryer në shtator të vitit 2002.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

09:28

Pas 18 vjetësh arrestohet një i dyshuar për vrasje në Ferizaj

Një person është arrestuar në Ferizaj për një vrasje të cilën dyshohet se e ka kryer në vitin 2002.

I njëjti sipas njoftimit është arrestuar me urdhër ndërkombëtar dhe pastaj është ekstraduar në Kosovë, mirëpo Policia nuk ka treguar nga cili vend është ekstraduar.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.