Kronikë e zezë

Vrasja në Pejë, 58-vjeçari dyshohet se vrau fqinjën 17-vjeçare e më pas veten

A.R, 17-vjecare dhe 58-vjeçari me inicialet R.B janë gjetur të vdekur pasditen e së shtunës në Vitomiricë të Pejës. Sipas Prokurorisë, dyshohet se 58-vjeçari me armë zjarri ka vrarë fqinjën e tij 17-vjeçare, derisa më pas edhe vetveten.

Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë e Pejës, ka thënë se trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.