1 perditesime
Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për burrin që dyshohet se sulmoi seksualisht motrën

Kërkohet paraburgim për burrin që dyshohet se sulmoi seksualisht motrën
Foto: Koha / Ilustrim
17:30

Kërkohet paraburgim për burrin që dyshohet se sulmoi seksualisht motrën

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj J.I. që dyshohet se kishte sulmuar seksualisht motrën e tij, dhe më pas kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten.

I dyshuari ishte arrestuar të hënën.

Bashkëshortja e tij kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa motra (e mitur) është dërguar për ekzaminim mjekësor.

09:25

Vëllai sulmon seksualisht motrën e mitur e më pas rrah gruan, arrestohet

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë për ngacmime e sulme seksuale.

Një rast më delikat raportohet të ketë ndodhur dje, ku vëllai ka sulmuar seksualisht motrën e mitur e më pas ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij (e mitur) dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila ka pranuar tretman mjekësor. Viktima e mitur është dërguar për ekzaminim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Në tjetër rast po ashtu ka ndodhur në Prishtinë, ku është arrestuar një person për ngacmim seksual.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër Kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.