Kronikë e zezë

Vritet nga policia një qen endacak në Suharekë

Vritet nga policia një qen endacak në Suharekë
Foto: Koha / Arkiv

Dje në fshatin Bllacë të Suharekës, Policia e Kosovës ka vrarë një qen që ishte futur në oborrin e një familjeje, e më pas, kishte sulmuar policët.

“Një qytetar ka kërkuar ndihmë në polici pasi një qen endacak është futur në oborrin e tij dhe ata kishin frikë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe qeni ka sulmuar edhe zyrtarët policorë pastaj një polic ka shtënë në drejtim të tij dhe e ka vrarë qenin”, thotë policia përmes raportit 24 orësh.