Kronikë e zezë

Plaçkitet bankomati në Komoran, policia në kërkim të të dyshuarve

Plaçkitet bankomati në Komoran, policia në kërkim të të dyshuarve
Foto: KOHA / Ilustrim

Disa të dyshuar kanë gjuajtur me mjet shpërthyes drejt një banke në Komoran, e më pas nga bankomati kanë grabitur para.

Zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës tha për KOHËN se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, derisa policia është në kërkim të të dyshuarve.