Kronikë e zezë

Një gruaje i sekuestrohen mbi 77 mijë franga zvicerane të padeklaruara, pranga dy personave në Morinë

Një gruaje i sekuestrohen mbi 77 mijë franga zvicerane të padeklaruara, pranga dy personave në Morinë

Në doganën e Morinës janë sekuestruar 77.160 franga zvicerane të padeklaruara në vlerën e 71 mijë e 600 eurove, gjatë kontrollit nga policia.

Paratë e padeklaruara u gjetën në çantën personale të Rudina Binjakut, e cila po udhëtonte si pasagjere në makinë me drejtuesin e mjetit Burim Ferizaj, transmeton Shqiptarja. Dy personat, të cilët po hynin në Shqipëri nga Kosova me mjetin tip "Benz" u arrestuan. Rudina Binjaku ndodhet me banim në Ndroq të Tiranës, kurse drejtuesi i mjetit Burim Ferizaj banon në Kavajë.