Kronikë e zezë

Aksident në Bardhosh, katër të lënduar

Aksident në Bardhosh, katër të lënduar
Foto: KosovaPress

Një aksident trafiku ka ndodhur në Bardhosh në mëngjesin e sotëm, në të cilin janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident janë lënduar katër persona, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për KosovaPress.

“Sot rreth orës 08:00 në fshatin Bardhosh ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 4 persona janë lënduar. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti.