Kronikë e zezë

Dënohet një vit me kusht prizrenasi për dhunë në familje

Dënohet një vit me kusht prizrenasi për dhunë në familje

Është dënuar me një vit me kusht i akuzuari G.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “dhuna në familje”.

Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore e Prizrenit, i akuzuari është shpallur fajtor dhe, pos dënimit me kusht, që nuk do të ekzekutohet nëse për dy vjet nuk kryen vepër të re penale, është gjobitur edhe me 500 euro, në të cilën dënimi do të llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit.