Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë, mbylli fëmijët në shtëpi e nuk u ofroi ushqim

Arrestohet një person në Pejë, mbylli fëmijët në shtëpi e nuk u ofroi ushqim
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, teksa edhe fëmijët e tjerë i ka mbajtur të izoluar duke mos u ofruar as ushqim.

Fillimisht personi në fjalë është dërguar për kontroll mjekësore në repartin e psikiatrisë, është njoftuar në raportin e Policisë. Ngjarja ka ndodhur të martën.