Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim personit që dyshohet për vrasjen në Bardhaniq të Gjakovës

Një muaj paraburgim personit që dyshohet për vrasjen në Bardhaniq të Gjakovës

Një ditë pas vrasjes në Bardhaniq të Gjakovës, Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit C.I. shtetas i Shqipërisë, që dyshohet edhe për dy vepra të tjera penale të vrasjes në tentativë.

“Më 07 korrik 2020 rreth orës 03:00, në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, në shtëpinë e tani të ndjerit N.M., me dashje për motive ende të panjohura, me mjet të mprehtë (thikë) ka privuar nga jeta tani të ndjerin N.M. i moshës 60 vjeçare, po ashtu, i pandehuri C. I., i godet me thikë të dëmtuarit D.M. dhe M.M. duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë të ndryshme të trupit e më pas me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.