Kronikë e zezë

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, një i vdekur

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, një i vdekur
Foto: Ilustrim

Një 17-vjeçar ka vdekur në aksident trafiku, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, mëngjesin e së premtes.

Zyra për Informim e Policisë në Mitrovicë ka bërë të ditur se ai ishte drejtues i automjetit që në fshatin Shupkovc ka dalur jashtë rrugës dhe është rrokullisur poshtë urës, duke u kapluar nga zjarri. Me të ishte edhe një pasagjer, që ka arritur të dalë nga vetura dhe është jashtë rrezikut për jetë.