Kronikë e zezë

18 vjet burgim për shqiptarin në Austri, ai qëlloi për vdekje një boshnjak

18 vjet burgim për shqiptarin në Austri, ai qëlloi për vdekje një boshnjak
Foto: SN

Një shqiptar 32-vjeçar është dënuar me 18 vjet burgim në Salzburg të Austrisë, pasi kishte qëlluar për vdekje me armë vitin e kaluar, një boshnjak, shkruan “SN.at”.

Ngjarja ndodhi më 4 qershor të vitit 2019, ku shqiptari kishte qëlluar me armën “Glock 17” një boshnjak 46-vjeçar dhe të birin e tij 25-vjeçar. 46-vjeçari, që ishte qëlluar në gjoks, kishte vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa 25-vjeçari kishte marrë plagë në kofshë.