Kronikë e zezë

Dy vjet burgim për kosovarin në Zvicër, keqpërdori skemën sociale

Dy vjet burgim për kosovarin në Zvicër, keqpërdori skemën sociale
Foto: Ilustrim

Një kosovar nga Reinach në Zvicër është dënuar me dy vjet burgim, pasi ai kishte marrë ndihmë sociale nga shteti zviceran për 12 vjet, ndonëse njëkohësisht kishte punuar, shkruan “Aargauer Zeitung”. Ai kishte pasur shumë arsye, pse për mbi 12 vjet ka marrë ndihmë sociale dhe rregullisht ka punuar.

Bekir B. është paraqitur para gjykatës së qarkut në Kulm. Nga viti 2007 deri në arrestimin e tij në vitin 2019, kosovari 46-vjeçar ka marrë ndihmë sociale në vlerë prej 211 mijë franga zvicerane, duke thënë se nuk është në gjendje të punojë shkaku i problemeve shëndetësore, është thënë në akuzën. Mosaftësinë për të punuar ai e kishte arsyetuar fillimisht me epilepsinë që e ka, e më pas, me një lëndim të këmbës në vitin 2011, dhe me dhembje këmbë.