Kronikë e zezë

KOMF: Një vit nga vrasja e fëmijës nga Fushë Kosova, asnjë përgjegjësi nga institucionet

KOMF: Një vit nga vrasja e fëmijës nga Fushë Kosova, asnjë përgjegjësi nga institucionet

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, përmes një komunikate për media ka thënë se ende asnjë përgjegjësi nuk është marrë nga institucionet e vendit për vrasjen makabre të fëmijës në Fushë Kosovë, kur kanë kaluar tashmë një vjet që nga ky krim.

“Sot bëhet një vit nga vrasja makabre e fëmijës 9 vjeçar nga Komuna e Fushë Kosovës, i cili sipas raportit të autopsisë ishte dhunuar edhe seksualisht. Sot bëhet një vit, dhe ende asnjë nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e jetës së fëmijës nuk kanë dhënë përgjegjësi dhe llogaridhënie për dështimin në përmbushjen e mandatit institucional për mbrojtjen e jetës së tij”, thuhet në komunikatë.