Kronikë e zezë

Rrahu babanë, arrestohet

Rrahu babanë, arrestohet

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi kishte rrahur babanë. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e të hënës, është shkruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është shkruar në raport.