Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Vushtrri për kultivim të bimëve narkotike

Arrestohet një person në Vushtrri për kultivim të bimëve narkotike

Një person është arrestuar në Vushtrri të mërkurën për kultivim të bimëve narkotike, është raportuar nga Policia e Kosovës.

Me urdhër të gjykatës është bërë bastisja e pronës së të dyshuarit, ku në oborr janë gjetur tri bimë të ndryshme të dyshuara të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 0.50 centimetra deri më 0.70, është njoftuar në raportin e Policisë. Dëshmitë janë fotografuar dhe bimët janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.